“Sundimi i gruas” komedia nga Miro Gavran ,mbrëmjen e premte do të ngjitet në skenën e Teatrit “Petro Marko”, ndërsa ka sjell në Vlorë regjisoren nga Kosova Marigona Bekteshi Ferati.
Drejtori i Teatrit Dhimitraq Furxhi ka prezantuar premierën e re.
Furxhi – Me një experiencë në rritje vjen regjisorja Marigona Ferati nè këtë ngasje artistike në Vlorë, njëher i pari angazhim në Shqiperi.
Regjisore në disa shfaqje në Prishtinë dhe jo vetëm Ferati ka vënë në skenë disa shfaqje si “20 Ditë vere”, “Burrat me papuce”, pjesëmarrese në festivalet ndërkombëtare për të përfaqësuar Kosovën,ndërsa tregon se i ka përzgjedhur vëtë aktorët e shfaqjes.
Komedia vlerësohet si e pazakontë ku ngjarja zhvillohet brenda një shtepie, çka vlerësohet dhe nga 3 aktorët protagonist Dori Caushi, Artan Islami , Margent Caushi.
” Sundimi i gruas” është komedia e dramaturgut Miro Gavran,me regji te Marigona Feratit ,me skenografi dhe kostumografi nga Drini Shehu dhe muzikë të Artur Dhamos ,e cila do të ngjise në skenë tri aktore protagonist Dori Caushin, Artan islamin dhe Margent Caushin si dhe në rol episodik Seliana Dalipin.
Fftesë për spektatorin dashamirës vlonjat
Ejani të Premten në orën 19.00 në Teatrin “Petro Marko” për të shijuar humorin shpotitës të “Sundimit i gruas”./labërianews