Vlorë, krim në familje, burri mbyt gruan e më pas pret damarët

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se burri ka mbytur me duar bashkëshorten e tij gjatë një sherri dhe më pas ka prerë damarët e dorës.
Ngjarja sipas raportimeve të para ka ndodhur në një banesë pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë rreth orës 12:20.

Policia cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka dërguar autorin e plagosur në spital. Ndërkaq gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se burri ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka pasur shumë humbje gjaku.

(BalkanWeb)

Loading...