Sipas uniformave blu, mbrëmjes së djeshme në një lokal afër Portit të Vlorës, punonjësit e Policisë kanë shkuar për të bërë shoqërimin e shtetasit A. C., 36 vjeç, për veprime të mëtejshme si i dyshuar për një vepër penale.
Në momentin që punonjësit e policisë do kryenin shoqërimin e shtetasit A.C, kanë ndërhyrë për ti penguar shokët e këtij shtetasi të cilët kanë kundërshtuar me dhu.në shoqërimin e shokut të tyre në Polici, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e policisë të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• A. C 36 vjeç, banues në Vlorë
• D. M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
• S. N., 23 vjeç, banues në Vlorë.
• K. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.