Vlorë – Linjë e re ujësjellësi për banorët e dy lagjeve

Linja e re e ujësjellësit që do të zëvendësojë linjën e amortizuar, do të përmirësojë ndjeshëm situatën e furnizimit me ujë të banorëve në dy lagje të Vlorës.

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Vlorë, Dorian Xhelili inspektoi sot punimet që po realizohen për zëvendësimin e linjës së furnizimit me ujë të lagjes “11 Janari” dhe zonës së sipërme pranë Garnizonit.

Xhelili tha se, nga problematika që shfaqte linja e vjetër kishte probleme në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas tij, me ndërhyrjen në rrjet, do të eliminohen avaritë, por kjo i shërben edhe investimit të rëndësishëm infrastrukturor që po bëhet në rrugën “Ramize Gjebrea”./atsh

Loading...