Mbi 6000 banorë të fshatrave Dukat, Tragjas dhe Radhimë në qytetin bregdetar të Vlorës do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm.
Projekti përfundimtar për ujësjellësin që do të furnizojë këto fshatra u diskutua këto ditë në një takim të hapur në Vlorë me përfaqësues të qeverisjes vendore, Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizimeve dhe përfaqësues të komuniteteve përfituese.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se “punimet do të fillojnë në 2019-ën dhe planifikohen të zgjasin 12 muaj”.
Banorët e Dukatit, Tragjasit dhe Radhimës do të kenë furnizim 24 orë me ujë higjiniekisht të pastër në shtëpitë e tyre.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë prezantoi ditët e fundit një projekt, i cili parashikon investimin e 130 milionë eurove për ndërtimin ujësjellësve dhe kanalizimeve në të gjithë vendin. /atsh