Një mjet lundrues me 4 persona në bord ka pësuar defektë mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Mjeti me flamur shqiptar dha alarmin rreth orës 21:00 në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë.
Me të marrë njoftimin, Policia Kufitare Vlorë dërgoi një mjet lundrues për dhënien ndihmë të 4 personave që ishin në det.
Në orën 21.45 minuta u gjendën 4 personat dhe mjeti i tyre, i cili kishte dëmtime konstruktive.
Ata u transportuan për në Portin e Vlorës.
Loading...