Vlorë/ Një rast i dyshuar me Covid-19 në 24 orët e fundit.Zbatoni masat parandaluese,jeta duhet fituar!

Një rast i dyshuar me Koronavirus në 24 orët e fundit në Vlorë,njofton drejtoresha e spitalit Bruna Mersini e cila shkruan se duhet të ndjekim me rigorozitet këshillat duke marrë si shembull Kinën e cila e sfidoi Pandemin.

Mersini gjithashtu falenderon punen e palodhur te Policise e cila në këto momente të vèshtira po zbaton me përpikmëri të gjitha rregullat.

‘Vazhdon jeta ne qytet dhe qe ajo te vazhdoj jane ATA ,policitet qe kane qene me te palodhurit dhe kane kufizuar shume dite me pare levizjen ne Vlore te cdo personi te ardhur nga udhetimi’- shkruan Bruna Mersini.

Statusi:

Miremengjes🌞
Vazhdon jeta ne qytet dhe qe ajo te vazhdoj jane ATA ,policitet qe kane qene me te palodhurit 👏dhe kane kufizuar shume dite me pare levizjen ne Vlore te cdo personi te ardhur nga udhetimi
Cdo 4 minuta, nje person po humb jeten ne Lombardi si pasoje e komplikacioneve pulmonare nga SARS COVID-19!(kolaps i sistemit shendetesor🤔)
🛑ZBATONI MASAT PARANDALUESE!

Kina e sfidoi pandemine me higjene maksimale personale, duke ndejtur rigorozisht ne karantine, duke evituar kontaktet e reja, duke gjurmuar gjithe personat qe kishin takuar pacientet e infektuar, duke dezinfektuar rruge e ambjente publike
🛑Kina lejoi vetem nje person nga familja te dilte cdo tre dite per te bere blerjet e domosdoshme( populli i Kines kuptoi qe mgjth problemet ekonomike qe kishin)
JETA duhet te fitoj🙏
Nje rast i dyshuar ne 24 oret e fundit ne qytet🤔….
FALEMINDERIT POLICIA

M.A

@laberianews

Loading...