Një nga monumentet e kulturës me vlerë në këtë fshat është banesa e Shefikat Begaj për të cilën Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin “Ndërhyrje restauruese në banesën e Shefikat Begaj”.
Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë dhe arkitektonikë të banesës.
Sot Kanina përmban rreth 253 objekte. Përveç kalasë, ndodhen aty edhe 3 objekte monument kulture të kategorisë së parë si Teqeja e Kaninës, banesa e Shefikat Begajt dhe banesa e Kujtim Hamzait.
Në këtë fshat ndodhet edhe kalaja e Kaninës, e cila është ndërtuar mbi një qendër të vjetër banimi, në shekullin III p.e.s.
Kjo fortesë ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3625 hektarë. Kalaja u rindërtua nga Perandori Justinian në shekullin V, ndërsa rëndësia e saj spikati veçanërisht gjatë rezistencës së shqiptarëve të udhëhequr nga Skënderbeu ndaj pushtuesve turq. /atsh