Vlorë – Nxënësit e shkollës ‘Jani Minga’ njihen me mënyrat e parandalimit të hemofilisë

Në kuadër të ditës botërore të hemofilisë, Drejtoria Rajonale Shëndetësore më Vlorë ka zhvilluar aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit të gjimnazit “Jani Minga” mbi diagnozën dhe trajtimin efikas.

Specialistët e DRSHV, bëjnë të ditur se numri i pacientëve të diagnostikuar me Hemofili është duke u rritur, ndërkohë dyshohet se shumë të tjerë mbeten të padiagnostikuar.

Në Shqipëri janë regjistruar në Qendrën Kombëtare të Hemofilisë 283 pacientë, ku 30 prej tyre i përkasin qytetit të Vlorës.

“Mënyra e vetme e identifikimit të hemofilisë është testimi nëpërmjet gjakut.
Kryej një analizë gjaku. Parandalo dëmtimet shëndetësore serioze. Identifikohu në kohë”, bëjnë të ditur specialistët e Drejtorisë Rajonale Shëndetësore në Vlorë.

Hemofilia është një çrregullim i koagulimit (mpiksjes) të gjakut./atsh

Loading...