Vlore – Ofrohet vend i lire pune (okazion) !

Bashkohuni me skuadrën “Maritim Resort Marina Bay” dhe fitoni mundësinë për të pasur një përvojë ndërkombëtare.
Hoteli i parë me pesë yje në Vlorë ju tregon standardet ndërkombëtare të hotelerisë përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe kushteve shumë të mira të punës:

1 ditë pushim/javë
8 orë punë/ditë
transport falas
pagë e kënaqshme me mundësi promovimi në bazë performance
mundësi trajnimi
mundësi për bonuse dhe për të fituar më shumë
punë gjatë gjithë vitit
mundësi për të fituar një karrierë të ardhshme jashtë vendit
atmosferë relaksuese dhe produktive
ushqim i përfshirë etj.

Pozicioni i lirë: Shofer (Klasi D)
Detyrat

Të kryejë transportin e personelit
Të kryejë transportin e produkteve, materialeve të ndryshme sipas kërkesës
Të kryejë kontrrollet e mjetit dhe të sigurohet se mjeti është në gjendje të mirë

Kualifikimet

Të jetë i pajisur me patentë të klasit D
Të ketë të paktën 3 vjet përvojë të mëparshme pune
Të jetë i përpiktë me oraret
Të ketë njohuri shumë të mira të rregullave të trafikut rrugor
Të mos ketë patur probleme me ligjin
Të jetë i përgjegjshëm, i komunikueshëm dhe bashkëpunues

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: hr@marinabay.al ose në numrin e celularit +355 68 48 31 849. *Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga CV-ja do të njoftohen për intervistë.
Tek ne të dhënat tuaja janë të sigurta dhetrajtohen me konfidencialitet të plotë.

Departamenti i Burimeve Njerëzore
Maritim Resort Marina Bay
Rr. “Aleksandër Moisiu”, pranë vilave qeveritare, Vlorë
+355 68 48 31 849 | hr@marinabay.al

Loading...