Vlorë – Patrullimi i Policisë me biçikleta,risi në këtë sezon Veror

Risi e re për qytetin e Vlorës!

Është organizuar paraditen e sotme cermonia e dhurimit të biçikletave për patrullim, gjatë sezonit Veror për Policinë e Vlorës.

Aktiviteti është zhvilluar në Lungomare.

Të pranishëm në këtë aktivitet, autoritete të Ambasadës Suedeze si dhe autoritete të drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë.

Sipas drejtorit të programit Suedez të Policisë në komunitet Hansi Shundi:

Ky program synon mbështetjen e policisë me logjistikë, për të sjellë më pranë njëri-tjetrit ,Policinë dhe komunitetitin në qytet.

I pranishëm në ceremoni ishte dhe zv.drejtori i policisë, Artur Selimi .

Prej ditës së sotme patrullimi i Policisë në plazhe do të jetë i përbashkët me efektivë shqiptarë dhe të huaj.
-A.A
@laberianews

Loading...