Vetëm pak minuta më parë një makinë e parkuar është përfshirë nga flakët në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur Shkolla e Aviacionit.
Makina tip benz ka qenë e parkuar prej ditësh në zonë, ndërkohë shkaqet e zjarri janë ende të panjohura. Në afërsi të makinës janë gjetur disa bidonë, ku policia po heton nëse ndonjëra prej tyre mund të ketë qenë me benzinë dhe të jetë përdorur për djegien e makinës.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka pasur persona të lënduar.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve, ndërsa uniformat blu po vijon hetime për zbardhjen e plotë, nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.
Loading...