Vlorë/ Përkujtohet 101 vjetori i vdekjes së njeriut të Pavarëisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit

Përkujtohet në Vlorë 101 vjetori i vdekjes së njeriut të Pavarëisë së Shqipërisë, Ismail Qemalit, 24 Janar 1919.

Homazhet e zhvilluara pranë varrit të “Ushtarit të Panjohur ” ku prehen edhe eshtrat e burrit të urtë të pavarësisë.

Prezent në ceremonin përkujtimore kryetari bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, prefekti i qarkut, Flamur Mamaj, si dhe kryetari i qarkut Evis Mocka.

Për kryetarin Leli, nderimi i figurës së Ismail Qemalit, është një detyrë e të gjithëve për të shprehur mirënjohjen për veprën e këtij burri të urtë që i detyrohemi të gjithë.

Ndalesa e rradhës ka qënë muzeu i pavarësisë, shtëpia e pavarësisë nga ku u ngrit Flamuri kuq e zi për ti dhënë liri vendit.

Loading...