Vlorë/ Pl agos me ar më zj arri një person, shpallet në kërkim autori

Policia e Vlorës njofton se ka shpallur në kërkim një person, pasi dyshohet se ka plagosur një tjetër shtetas me armë zjarri.

Sipas njoftimit policor, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. I plagosuri është dërguar drejt Spitalit të Traumës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Më datë 23.08.2020, rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...