Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e policisë për arsye se më datë 04.05.2019, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë” duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin, konkretisht:
Më datë 17.04.2019, në lagjen “Hajro Çakërri” dyshohet se kanë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit S.R.
Më datë 08.03.2019, në pikën e bllokimit të mjeteve në Triport, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur dy targa automjetesh.
Më datë 02.02.2019, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit R.P., Vlorë.
Më datë 14.03.2019, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur 3 bagëti të imta në pronësi të shtetasit J.Xh.
Më datë 08.04.2019, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit E.S.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve.
(BalkanWeb)