Policia e Vlorës ka gjetur pas kontrolleve, 12 kg kanabis në një shtëpi në fshatin Drithas.
Menjëherë Policia ka vënë para përgjegjësisë penale dhe ka arrestuar në vend, të zotin e shtëpisë, 57 vjeçarin A. M. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia Vlorë njjoftoi se “në vijim të kontrollit të territorit për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacione konfidenciale, Seksioni i Narkotikëve ka organizuar punën pas dyshimit për lëndë narkotike në një banesë në fshatin Drithas të Vlorës.
Menjëherë, policia ka vënë para përgjegjësisë penale duke arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 57 vjeçari A. M. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.”