Vlorë – Policia shoqëron 3 persona

Policia e Vlorës këtë të enjte ka vënë në pranga tre persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas efektivëve të qytetit bregdetar, ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e dhunës, kultivimit të lëndëve narkotike dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Njoftimet e Policisë:

Policia ka arrestuar 3 shtetas për vepra të ndryshme penale. Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim G. Q., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i këtij shtetasi të shpallur në kërkim u bë pasi më datë 26.06.2019, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij 30 vjeçare V.M, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. S., 28 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme ky shtetas është kapur në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregtisë” duke drejtuar automjetin tip Ford Focus në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M. M., 68 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Selenicë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 26.06.2019, pas informacioneve policore, në fshatin Gjormë u gjetën të kultivuara disa fidanë të dyshuara cannabis sattiva, për të cilat shtetasi M.M dyshohet të jetë kultivuesi i tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Loading...