Policia e Vlorës vijon takimet sensibilizuese nëpër shkolla mbi tematikën e marijuanës.
Ndryshe nga shkollat e tjera të cilat janë parashikuar në projekt, shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Kushta” Vlorë ka bërë kërkesë të veçantë pranë Drejtorisë për të zhvilluar 1 orë mësimore sipas programit të hartuar midis dy ministrive me klasat e 6-ta.
Nxënësit e kësaj shkolle ishin shumë aktivë. Ata morën informacione të ndryshme dhe u këshilluan që t’i shpërndanin njohuritë e tyre edhe tek shokët e tjerë, miqtë apo të afërmit e tyre./atsh
Loading...