Vlorë – Posta SHqiptare Sh.a zhvilloi analizën e treguesve ekonomiko – financiar për periudhën 3 mujore (foto)

Në dt 3 dhe 4 Maj 2019 në qytetin e Vlorës, në sallën e koferencave të Hotel NEW YORK, POSTA SHQIPTARE Sh.a zhvilloi analizën e treguesve ekonomiko – financiar për periudhën 3 mujore Janar – Mars 2019.

Administratori i përgjithshëm i Postës Shqiptare, zoti Laert Duraj tha se u zgjodh Vlora për analizën e punës tonë për 3-mujorin e pare të vitit 2019 jo vetëm për performancën shumë të mirë të Filialit të Postës Vlorë por edhe për të treguar vëmendjen e madhe të Qeverisë Shqiptare dhe të Drejtorisë së Përgjithëshme të Postës Shqiptare Sh.a për të investuar në përmirësimin e infrastrukturës të zyrave postare të Filialit Vlorë ku klientët e shumtë të Postës Shqiptare marrin shërbimet e tyre.

Të gjithë drejtuesit e filialeve simotra diskutuan për arritjet e tyre si dhe morën angazhime dhe objektiva ambicioze për pjesën tjetër të vitit.

Administratori i përgjithshëm zoti Duraj përgëzoi drejtuesit e çdo Filiali për arritjet e tyre.
Ai gjithashtu la detyrë të përmirësohem vazhdimisht në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe klientëve të Postës Shqiptare, si dhe të rritim bashkëveprimin ndërinstitucional në të gjitha qytetet ku Posta Shqiptare ka zyrat e veta postare.

Në këtë analizë ishte i pranishëm edhe Prefekti i Qarkut Vlorë zoti Flamur Mamaj. 

Zoti Mamaj falenderoi Postën Shqiptare Sh.a që zgjodhi Vlorën për të kryer analizën e punës për 3- mujorin e parë të vitit 2019 sepse Vlora sapo ka hyrë në sezonin turistik dhe se të gjithë duhet të ndihmojmë që ky sezon të jetë i frytshëm dhe i suksesshëm për Vlorën dhe vlonjatët.

Zoti Mamaj tha se Filiali i Postës Vlorë është shumë prezent në qytet me shërbimet e shumta që ofron për qytetarët. Prefekti Mamaj shprehu gatishmërinë për të ndërmjetësuar në bashkëpunimin me institucionet shtetërore në Qarkun e Vlorës që të kryejnë shërbimet e tyre në sportelet e Filialit të Postës Vlorë.

Disa nga të dhënat e treguesve financiar për 3-mujorin e parë 2019 për Filialin e Postës Vlorë janë :

– Të Ardhurat = 106,7 %
– Shpenzimet = 94,6 %
– Fitimi = 146,4 %

Posta Shqiptare Sh.a
#Shpejt_Sigurt_Kudo#

Loading...