16-vjeçarja Eliza Tozaj, e cila u raportua e zhdukur pak ditë më parë, është gjetur ditën e sotme. Adoleshentja ishte larguar nga shtëpia 2 herë brenda javës, ndërsa fillimisht u gjet nga Policia e Vlorës në Orikum.
Pasi policia u njoftua nga qytetarët se kishin parë një vajzë të lëvizte vetëm, filluan kërkimet, të cilat rezultuan në gjetjen e 16-vjeçares së zhdukur.
E ëma e Elizës ka thënë për mediet se vajza është larguar pas mbarimit të mësimit me një djalë që është në lidhje, por që familja nuk ka qenë dakord, pasi vajza është ende në moshë të vogël.
Loading...