Plazhi i Vjetër është një nga ato ambiente që pati edhe më shumë problematika referuar mbetjeve gjatë sezonit turistik të këtij viti.
Nga bashkia e Vlorës qëllimi mbetet që të ruhet ajo çfarë është e përbashkët,por edhe mbi të gjitha për të ofruar një Vlorë më të pastër për syt e turistëve.
Një thirrje që kryetari i bashkisë së Vlorës i ka dërguar me këtë iniciativë edhe institucioneve të tjera të qytetit ,apo edhe shkollave për të patur një Vlorë më të pastër.
Duke e cilësuar si një nga sezonet më të mira turistike të viteve të fundit ,Leli ka theksuar se problematika mbetet e lidhur me mbetjet e evidentuara kryesisht në plazhe, mbetje të cilat ishin të shumta.
Situata në ambenjet publike dhe kryesisht plazhe ka qenë një nga më problematikat referuar mbetjeve,ndërsa ka nisur prej kësaj fundjave një aksion dhe iniciativë për të pastruar ambjentet publike dhe kryesisht palzhet, duke rikthyer në vëmendje aksionet e viteve të shkuara për të pastruar qytetin.