Vlorë/ Qëlloi me ar.më në lokal, po.licia arr.eston 36-vjeçarin

Policia e Vlorës ka zbardhur pas disa orësh ngjarjen e cila u regjistrua të dielën pasdite ku një person qëlloi me armë zjarri pranë një pikë karburanti.

Sipas policisë për ngjarjen është arrestuar 36-vjeçari Xh. S, i cili për shkak se ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike ka qëlluar me armë në ajër në një lokal, duke tmerruar të pranishmit. Menjëherë pas ngjarjes policia ka shkuar në vendngjarje, në lagjen 10 Korriku, dhe ka shoqëruar personin në fjalë.

Tani ai do të përballet në gjykatë me akuzat Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

Sakaq policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin A. F., 56 vjeç, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Ndërkohë në prangat e policisë Sarandë ka rënë K. M, 45 vjeç, banues në fshatin Mursi, Sarandë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë në fushat e fshatit Mursi, pasi u kap në një territor i cili ishte përshtatur për kultivimin e disa bimëve narkotike të dyshuara si canabis sativa.

Loading...