Shitet:Shtëpi/Ndërtes e Re, në Radhime-Vlore, me sipërfaqe trualli 300m2 dhe sipërfaqe të njollës Ndërtesës 60m2, shtëpi përdhese 1-katëshe, me 2-dhoma gjumi, ambjente ndënje-gatimi, me banjo, verandë të madhe, me 1-garazh në fillim të hyrjes në truall, buzë rrugës kryesore të rikonstruktuar komplet, shtëpia gjendet 100m larg nga pika e Ballkonit-Radhimës, rrethë-rrotullimi, i cili gjendet në fund të rrugës që përshkon gjithë fshatin.
Fashti (dhe shtëpia në shitje) janë në lartësin e 187m mbi nivelin e detit, 2.5km nga bregu i detit dhe 12km nga qyteti i Vlorës.
Zona-Plazh-Radhimë & Radhima fshat, ku gjendet ndërtesa/shtëpia në shitje është një ndër zonat më të preferuara dhe më të frekuentuara të gjirit të Vlorës. Plazhi-Radhimës është një ndër plazhet destinacion dhe më të frekuentuara dhe mjaft i zhvilluar në vitet e fundit, me shumë hotele dhe restorante prestigjoze, me infrastrukturë të mikro-plazheve të sistemuara e kompletuara, ku cilësia e ujit dhe pastërtia në këto plazhe janë në nivele mjaft të larta. Zona e plazhit dhe detit Radhimë-Orikum gjendet në zonën e ndërmjetme të dy deteve të detit Jon dhe të detit Adreatik dhe është një ndër zonat më të bukura me gjijë, gadishull dhe ishuj të shumtë, ku ai i Sazanit është më i madhi. Kjo zonë është lehtësisht e aksesushme këtu kalon edhe rruga nacionale SH.8 që lidhë Vlorën me jugun e vendit Himarë dhe Sarandë, gjithashtu në këtë zonë të plazhit ka edhe transporti publik me autobus Orikum-Vlore.
Radhima fshat gjendet në lartësin e 187m mbi nivelin e detit, ndërsa distanca, Radhima (fshati lart pranë shtëpisë në shitje) deri në qytetin e Orikumit është 7km(18min-autoveturë), ndërsa deri në bregun e detit/në rrugën nacionale drejtimi për Orikum 2.5km(10min-auto). Ndërkohë për të shkuar nga fashati Radhimë(lart) për në drejtimin të Vlorës kemi 2.6-km (9-min auto) deri në bregun e detit/në rrugën kryesore nacionale, ndërsa deri në Vlorë-Qytet kemi 12.5km(25-min me autoveturë). Fshati i Radhimës, një fshat i vjetër është i shtrirë krysisht buzë një rruge kryesore, e cila që lidhë të gjithë fashatin me rrugën nacionale buzë detit(SH8). Rruga e fshatit është komplet e restauruar me trotuare, gjelbërim, ndriçim dhe e asfaltuar deri në fund të fshatit ku është edhe një rrethë-rrotullim që quhet Ballkoni i Radhimës. I gjithë fshati i Radhimës me një ajër të pastërt dhe klimë të butë, të ofron edhe një panoramë mjaft të bukur ku duket komplet deti dhe gjiri i Orikumit, gadishulli Karaburunit, ishulli Sazanit dhe gjiri i Vlorës. Tek pika e Ballkonit të Radhimës është parashikuar që të ndërtohet një teleferik për të lidhur fshatin lart me plazhin/bregun e detit të Radhimës. Në vitet e fundit fshati lart ka njohur restaurime të mjaft shtëpive ekzistuese, si dhe janë ndërtuar shumë vila dhe shtëpi të reja, ku i gjithë fshati është kthyer në një rezidencë banimi relaksuese, me një eko-sistem dhe klimë mjaft të përshtatëshme për të jetuar dhe banuar. Zona/pllaja e fashatit është e gjitha e gjelbëruar krysisht me ullinjë, agrume (portokalla, limona…) dhe me vreshta/rrushë.
Shtëpia/ndërtesa e banimit në shitje: Shtëpia/ndërtesë përdhese, 1-katëshe, gjendet në një truall prej 300m2 dhe me njollë ndërtimi/ndërtesa 56m2. Shtëpia është e përbëre nga 2-dhoma gjumi normale, të mobiluara, nga kuzhina dhe pjesa e ndënjes e kompletuar dhe mobiluar, nga një banjo e kompletuar dhe funksionale, si dhe nga një verandë e madhe rrethë 20m2, e cila është shtes/ndaj njollës së ndërtesës. Shtëpia ështe me konstruksion beton-gurë themelet, me një xokul rrethë 1.2m mbi nivelin e tokës(ngjitesh me 4-shkallë), ndërsa e gjithë ndërtesa është me kollana beton-arme dhe me solet të derdhur beton-arme, me mure të suvatuara nga jasht, dhe mbi soletë/shtëpia është e mbuluar me çati-druri me tjengulla të kuqe.
Pozicioni i ndërtesës. Shtëpia gjendet në pjesën më të ngritur të fshatit thuajse në fund të rrugës kryesore të fshtatit, pranë pikës që quhet Ballkoni i Radhimës, ku gjendet një rrethë-rrotullim në fund të rrugës dhe ku parashikohet, që të ketë një teleferik për të zbritur në det/plazhin e Radhimës. Shtëpia është 15-20m nga rruga kryesore e asfaltuar që përshkon gjithë fshatin Radhimë, hyrja kryesore dhe pamja e ndërtesës, veranda janë nga jug/perëndimi nga deti. Shtëpi është e pozicionuar në fund të truallit(pjesën e ngritur) dhe përpara ka oborrin/bahçen me disa rrënjë ullinjë dhe agrume. Në fillim të pronës/truallit buzë rrugës gjendet edhe një garazh i mbyllur për një autoveture dhe e gjithë prona-trualli është i rrethuar me murë dhe kangjella. Furnizimi me ujë realizohet nga sistemi i përgjithshëm që furnizon gjithë fashatin(nga burimet e Tragjasit), ndërkohe shtëpia disponion 2-depozita një të ngritur mbi çati dhe një tjetër në tokë që shërbejnë si rezerve–uji. Mikro zona ku gjendet shtëpia/ndërtesa është e qetë, pastër, terren i kulluar, me shumë diell dhe me ajrosje dhe arome deti e agrumesh.
Pamja e shtëpise është komplet nga deti, nga ku duket shumë qartë jo vetëm gjiri i Orkumit, gadishulli Karaburunit dhe ishujt (Sazani…etj), por edhe kodrat për-rrethë dhe një pjesë e mirë e fshatit Radhime.
Përbërja/Planimetria: Për të mbëritur deri në shtëpi, shkohet me shkallë, të cilat fillojne nga hyrja në pronë(nga ana rrugës kryesore) deri sa ngjitesh në verandën e madhe mbi 20m2, me pamje nga oborri dhe deti, e cila është e shtruar me pllaka cilësore e dekorative, e mbuluar me konstruksion druri dhe me tjengulla. Nga veranda nëpërmjet derës kryesore (të blinduar) futesh në pjesën e ndënjes dhe kuzhinë, e cila është e kompletuar dhe mobiluar, nga pjesa e ndënjes kalohet në 2-dhomat e gjumit me përmasa normale dhe të mobiluara, gjithashtu po nga pjesa e ndënjes kalohet edhe në banjo-dush, e kompletuar me të gjitha paisjet dhe aksesorët.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuara dhe të lyera me ngjyrë të hapura, limon, mente etj, ndërsa tavanet normale, të suvatuar/patinuar ngjyrë të bardhë
Dyshemeja: është e shtruar e gjitha me pllaka cilësore, me përmasa pak mbi-mesatare dhe ngjyrë bezhë- të hapur me nuanca.
Dyert e brendëshme-dritaret: prej dur-alumin, ngjyrë të bardhë, ndërsa dritraret duralumin të bardhë dopio-xham, me grila plastike dhe kangjellla-hekuri.
Përdorimi i mëparshëm dhe aktual: Shtëpia ka qenë përdorur nga vetë të zotët, si shtëpi e dytë për pushime dhe fund-javë. Aktualisht vazhdon të përdoret nga të zotët, ndërkohe është njerrë edhe në shitje për arsye moshe dhe pamundësie të shtrytëzimit të mëtejshëm.
Dokumentacioni: Ndërtesa bashke me truallin është me një Çertifikat të rregullt Pronësie dhe janë në të njëtën Çertifikat Pronësie trualli 300m2 dhe Ndërtesa/Shtëpia.
Çmimi i Shitjes: Ndërtesa bashkë me truallin shitet me 83’000euro, e shitëshme në çdo moment.
Adresa:Në Radhimë-Fshat, 187m mbi nivelin e detit, pranë ballkonit Radhimës(tek rrethë rrotullimi në fund rrugës përshkuese të gjithë fshatit) 2.5km nga deti-plazhi Radhimës,12km nga Vlora dhe 7km nga Orikumi, Vlore.
Cel:0696281433
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com