Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të natës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës. Situata duket më problematike në lagjet Pavarësia, Skela, 28 Nëntori, etj, ku ka prezencë të madhe të ujit në rrugë. Punonjës së ujësjellës kanalizimeve, bashkia e Vlorës kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për pastrimin e pusetave dhe largimin e ujit nga rruga. Sot në orët e para të ditës vetëm një rrugë, ajo e lagjes ‘Rilindja’, e cila vijon të jetë e mbushur me ujë, por dhe aty po punohet. Ndërkohë që përgjatë rrugës së Lumit të Vlorës ka pasur rënie gurësh ne afërsi te fshatit Brataj.
Loading...