Vlorë, rreth 6 mijë pasagjerë me traget gjatë dhjetorit

Rreth 6407 pasagjerë kanë mbërritur përmes portit të Vlorës në vendin tonë, nga 1-25 dhjetor.

Sipas të dhënave nga Porti i Vlorës, këto ditë të fundit të vitit pritet të ketë rritje të numrit të udhëtarëve që vijnë për festën e Vitit e Ri.

Mësohet se në të njëjtën periudhë trageti që mbërrin në Vlorë nga Brindisi, Itali, ka transportuar edhe 607 autovetura dhe 293 kamionë me mallra të ndryshëm.

Vetëm në 25 dhjetor me rastin e Krishtlindjes, mbërritën në portin e Vlorës rreth 800 pasagjerë. Për përballimin e fluksit të udhëtarëve janë shtuar edhe 2 sportele, përveç 8 sporteleve, ku 4 janë për pasagjerë dhe 4 për makina.

Porti i Vlorës është i dyti në vend për nga madhësia, pas atij të Durrësit./ATSH

Loading...