Vlorë, shemben 50 ndërtime pa leje tek Uji i Ftohtë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin e gjerë për shembjen e disa objekteve në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.

Sipas njoftimeve, bëhet fjalë për 50 objekte të gjendura nga Uji i Ftohtë në Orikum, në një distancë prej 25 kiliometrash.

NJOFTIMI:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës (Lungomare) deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.
Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.

Loading...