Vlorë/ Shèrr për motive të dobëta, plagòsen 2 persona

Një konflikt për motive të dobëta ka bërë që 2 persona të përfundojnë në spital në Vlorë. Mësohet se shtetasit Kujtim Saliaj dhe Jetnor Hoxha për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Burime tregojnë se njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve të marra.

Vlorë Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...