Vlorë, shitblerje lëndësh narkotike 5 në pranga

ATSH Operacioni nga Seksioni për Narkotikët në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Vlorë si dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bën të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 5 shtetasve si dhe sekuestrimin e 50 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa “Çokollatë”.

Personat e arestuar janë S.B, 23 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, A.M, 47 vjeç, banues në Vlorë, M.B, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, E.T, 22 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, si dhe R. G, 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë.

Operacioni polcior antidrogë, fillimisht ka nisur në Vlorë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , ku nga hetimet e kryera, shtetasit Arben Metaj dhe Martin e Sokol Bushi, dyshohej se pasi kishin siguruar një sasi lënde narkotike të presuar në formë çokollate në Vlorë, do ta transportonin atë me ndihmën e një automjeti tip “Kamionçinë” drejt Tiranës.

Policia ka mbajtur nën vëzhgim personat që transportonin lëndën narkotike dhe në momëntin kur shtetasit Renaldo Gecaj dhe Edi Tafa, në Tiranë do blinin lëndën narkotike, Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast të shit-blerjes së lëndëve narkotike.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. /atsh

Loading...