Tre makina janë djegur si pasojë e një zjarri në Vlorë, ndërsa një e tretë është dëmtuar pjesërisht nga flakët.
Ngjarja, që dyshohet se është e qëllimshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Sapo u mor njoftimi, shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes ku kanë konstatuar djegien e dy makinave, ndërsa nga flakët rrezikoheshin edhe mjete të tjera.
Menjëherë u bë izolimi i zjarrit për të mos u përhapur ne mjete të tjera dhe më vonë fikja plotësisht e zjarrit.
Ndërkohë nga ana e policisë po kryhen veprimet për të zbardhur ngjarjen.
Vlorë/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volkswagen” që është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.