Vlorë/ Shkrumbohet nga flakët lokali në Lungomare, në pronësi të burrit të deputetes

Lokalit të bashkëshortit së deputetes së opozitës së re Enada Kapllani i është vënë zjarri gjatë natës.

Lokali i ndodhur në Vlorë, në Lungomare, është shkrumbuar dhe ndodhet në pronësi të Alban Kapllanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, megjithatë hetimet do ta zbulojnë.

Ndërkohë, sipas dëshmisë së dhënë në polici të Kapllanit ai është shprehur se nuk ka konflikte me asnjeri, dhe nuk e di nëse është e qëllimshme apo nëse mund të jetë ndonjë defekt elektrik brenda lokalit.

Enada Kapllani u ul në karrigen e deputetes pas djegies në bllok të mandateve nga PD dhe LSI, dhe ishte pikërisht në listat e kësaj të fundit, partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi.

Loading...