Vlorë, shpëtohen 4 persona, rrezikonin mbytjen me një anije peshkimi

Policia e Vlorës njofton se mëngjesin e të dielës janë shpëtuar 4 shtetas të cilët rrezikuan të mbyteshin në det me një anije peshkimi.

Sipas njoftimit të policisë, njoftimi është marrë rreth orës 2 të mëngjesit se mjeti lundrues peshkimi “Vasili LN” rrezikonte të mbytej në det pranë ishullit të Sazanit.

Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre. Por sot në mëngjes rreth orës 06:04, njofton Kapiteneria e Portit Vlorë se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç).

Këta shtetas janë personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit “Vasili LN” dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. /atsh

Loading...