Vlorë/ Sipërfaqe të tëra toke he banesa te rrethuara nga uji në Nartë

Sipërfaqe të tëra toke he banesa te rrethuara nga uji.

Kjo është situata që paraqitet në fshatin Nartë disa ditë pas reshjeve të shiut . Edhe pse reshjet kane pushuar situata në këtë fshat mbetet problematike. Banoret shprehen se kjo është një situatë e cila përsëritet sa herë ka reshje shiu , pasi çarja e kanaleve të kullimit që vijnë nga fshatrat, Panaja,Oshtimë ,Kërkovë,etj ka sjellë derdhjen e ujërave në toka dhe më pas në banesat e banorëve të Nartës. Siç duket dhe nga pamjet shumë banesa janë nën pushtetin e ujit dhe ata pak banorë,kryesisht të moshuara kanë vështirësi për të hyrë dhe dalë nga shtëpitë. Kjo e moshuar tregon se ka 18 ditë pa dalë nga banesa ,pasi niveli i ujit ka qenë shumë i lartë. Nuk është vetëm kjo banesë , por në këtë fshat janë më shumë se 30 të tilla që janë nën ujë ose të rrethuara nga uji.
Kryeplaku i fshatit Mihal Thanasko shprehet se kjo situatë është çdo herë sa ka reshje si pasojë e shkarkimit të ujërave të fshatrave Panaja,Oshtim,Kerkov, dhe situata me ardhjen e shirave në ditët në vijim do të përkeqësohet ,dhe ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi shumë shpjet fshati Nartë do të jetë i gjithi nën ujë. Edhe pse është punuar për hapjen e kanaleve kulluese nga bashkia e Vlorës, situata do të vijojë të jetë e njëjtë po nuk u mbyllën kanalet e ujërave që vijnë nga fshatrat e tjerë./lajmifundit

Loading...