Në bashkëpunim me bibliotekën “Sh. Musarai” dhe Klubin Letrar “P. Marko”, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, organizoi në shkollën e mesme “Halim Xhelo” një takim me moton “Takohemi për një libër”, nismë e Ministrisë së Kulturës.
Në takimin e zhvilluar në mjediset e reja të bibliotekës së shkollës morën pjesë nxënës të vitit të parë dhe të tretë, si dhe poetë e shkrimtarë të qytetit.
Në takimin ku morën fjalën Çlirim Hoxha, Myrteza Mara, Eqerem Canaj, Ruzhdi Begaj, drejtoresha e shkollës Adelina Ibrahimi u foli nxënësve për mesazhin, që përcjell nisma e Ministrisë së Kulturës në drejtim të dashurisë dhe kujdesit ndaj librit.
Në takim u diskutua edhe rreth krijimtarisë së poetit dhe shkrimtarit Myrteza Mara.
Sejmen Gjokoli, në emër të DRKK Vlorë, përcolli mesazhet e bashkëpunimit ndërinstitucional, në interes të zhvillimit të kulturës dhe traditave tona, në dobi të dijes dhe edukimit. /atsh