DVP Vlorë Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen doza kanabisi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike në sasi të vogla, në zona të ndryshme të Vlorës, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre. Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit: – F. H., 21 vjeç dhe M. L., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa, të ndara në doza dhe 2 aparate celulare.
Nga specilaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit: -A. A., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin Vlorë-Skelë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur. -E. P., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr.4, Sarandë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.