Porti Detar i Vlorës bën të ditur se “se trageti “RED STAR” për shkak të motit të keq ka dalë në Rad ( në det të hapur). Ndërsa kushtet atmosferike priten të përmirësohen rreth orës 16:00″.
Sipas portit, me përmirësimin e kushteve të motit do të bëhet e mundur edhe nisja e tragetit.
Prej fillimit të janarit vendi ynë është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe shiut. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në zonat e ulëta dhe ato bregdetare sot do të ketë reshje të vazhdueshme shiu me intensitet të ulët e mesatar.
Reshje bore do të ketë në lartësitë mbi 500-800 metër. Në mesditë reshjet e shiut do të fitojnë intensitet të lartë dhe hera herës në formën e rrëbeshëve kryesisht në bregdet./atsh/
Loading...