Vlorë, zjarri djeg 10 hektarë kullota

Situata me zjarren në vend, vijon të jetë shqetësuese.

Mësohet se është djegur totalisht një pjesë e kodrës pranë Kalasë së Tragjasit në Vlorë.

Deri më tani janë djegur 10 hektarë kullota.

Zjarri dyshohet të jetë vendosur nga banorët e zonës për të liruar tokën për kullota.

Nga ky zjarr janë rrezikuar të digjen 4 shtëpi të vendosura në faqen e kodrës të veçuara nga të tjerat, të cilat fal ndërhyrjes në kohë të zjarrfikëses flakët janë lokalizuar edhe të tilla banesa nuk janë dëmtuar nga flakët.

Loading...