Vlorë,arrestohen 3 persona

Vlorë, Policia ka arr estuar 3 shtetas për vepra të ndryshme penale. Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim G. Q., 41 vjeç, banues në Vlorë.Ndalimi i këtij shtetasi të shpallur në kërkim u bë pasi më datë 26.06.2019, dyshohet se ka ushtruar dhu në fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij 30 vjeçare V.M, për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhu në në familje”.
Policia ka arr estuar në flagrancë shtetasin L. S., 28 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Vlorë.
Arr estimi i tij u bë pasi ditën e djeshme ky shtetas është kapur në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregtisë” duke drejtuar automjetin tip Ford Focus në gjendje të de hur.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Policia ka arr estuar në flagrancë shtetasin M. M., 68 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Selenicë.
Arr estimi i tij u bë pasi më datë 26.06.2019, pas informacioneve policore, në fshatin Gjormë u gjetën të kultivuara disa fidanë të dyshuara cannabis sattiva, për të cilat shtetasi M.M dyshohet të jetë kultivuesi i tyre. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Kultivimi i bimëve nar kotike.

Imazh i ngjashëm
Loading...