Vodhi 3 mln euro? Avokati i Alma Beqirit: Policia ka gënjyer, zonja nuk ka kryer vepra penale

I ftuar ditën e sotme në ‘Shqipëria Live’ ka qenë avokati Jordan Daci, në cilësinë e avokatit të Alma Beqirit, gruas nga Korça e cila u arrestuar si mashtruese me miliona euro në një postë.

Daci është shprehur se policia ka mashtuar në raportimin e saj dhe dhënien e informacionit kundrejtë audiencës.

Ndër të tjera në cilësinë e avoktatit Daci u shpreh se klientja e tij nuk ka kryer asnje vepër penale.

“Policia ka mashtruar sepse kallëzimi është bërë në datë 29 maj, jo para 2 muajsh siç shprehehn. Në 2023 nuk ka asnjë aktvititet sepse në vitin e shkuar në nëntor nuk ka patur më marrdhënie tregtare pas një page prej 500 eurosh që ka marrë.

Detyrimi që subjekti pretendon nga Alama Beqiri kalon totalin e xhiros vjetore nga biznesi.

Zonja nuk ka kryer asnje vepër penale.”- tha avokati Jordan Daci.

Loading...