Vogëlushja bën për të qarë prindërit birësues: “Zemra ime ra në dashuri me ju”

Një vajzë e vogël po shkrin zemrat në të gjithë botën pasi u kap në kamera duke folur për momentin kur takoi për herë të parë nënën dhe babain birësues.

Një grua nga Dallas, Texas ndau videon e vajzës së saj të vogël duke biseduar, e cila shpejt u bë shumë e ndjekur.

Në klip, Gaby po kujton momentet e saj të udhëtimit drejt shtëpisë me familjen e saj të re për herë të parë kur ishte katër vjeç.

Duke iu referuar motrës së saj të vogël Lily, e cila u birësua gjithashtu me të, Gaby e pyeti nënën e saj: ‘Kur linda unë dhe kur lindi Lily? E dini si kemi lindur?’ pastaj vazhdon tregon sa e emocionuar ishte kur i takoi dhe se do jetë gjithmonë për ta.

Një moment epik është ai kur Gaby i thotë nënës se zemra e saj ra në dashuri me ta kur i pa për herë të parë.

Loading...