Vogëlushja në foto sot është një prej femrave më të bukura shqiptare, ja kush është

Dy gëzime në një ditë! Kjo vajzë që shihni në foto sot feston 27-vjetorin e lindjes, por paska edhe një ngjarje tjetër për të festuar.

Bëhet fjalë për Almeda Abazin e cila uroi veten për ditëlindje me një foto nga fëmijëria e saj dhe një foto nga martesa duke qenë se ditën e sotme feston edhe 2-vjetorin e martesës me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.

“Gëzuar ditëlindjen për mua dhe gëzuar 2-vjetorin e martesës për ne, dashuria Tolgahan Sayisman”, shkruan Almeda në mbishkrimin e fotos në Instagram.

Një urim mjaft të veçantë Almeda ka marrë sot nga bashkëshorti, aktori turk Tolgahan Sayisman, i cili ka publikuar një foto të saj.

Gjysmën e urimit e ka shkruar në turqisht, ndërsa gjysmën tjetër në shqip, “Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesën tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde”, dhe më pas në shqip vijon “Të dua shumë”.

Ish-Missi shqiptar dhe Tolga shumë shpejt do të bëhen prindër. Almeda është në muajin e shtatë të shtatzënisë, ndërsa pak ditë më parë zbuloi se djalin ajo dhe i shoqi kanë vendosur që ta quajnë Efehan.

(Shqiperiaime)

Loading...