Vogëlushja që lindi ditën e tërmetit tragjik,tani ndodhet në hotel, pasi shtëpia e saj është shkatërruar

Shumë jetë humbën nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të 26 nëntorit, si pasojë 51 persona kanë mbetur të vdekur dhe 913 persona të tjerë të plagosur.

Nga ana tjetër, edhe shumë jetë lindën në atë ditë që do të mbahet mend në historinë e vendit, si një nga ditët më të vështira të saj.

Në foto shikohet një vogëlushe e cila lindi pikërisht në atë ditë, ditën që shumë jetë u shuan.

Ajo tani ndodhet në hotel, pasi shtëpia e saj është shkatërruar por ajo fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe qëndron e qetë në krahët e nënës së saj.

Loading...