Deklaratën kryebashkiakja e bëri pas pjesëmarrjes së saj në panairin e artizanatit dhe zejtarisë në Shkodër.
Pavarësisht këmbënguljes se kryeministrit Rama se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor Ademi tha se s’do e leshojë zyrën e saj pasi çdo vendim tjetër pas atij të Presidentit është i jashtëligjshëm.
Deklaratën e saj në media lokale pak ditë më parë se do të kishte dëshirë të gjuante me molotov por nuk di ta bëjë një gjë të tillë e sqaroi duke thënë se molotovi dhe mjete të tjera në protesta përdoren në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet.
Kryebashkiakja Ademi u shpreh se është momenti që qeveria dhe kryeministri Rama të reflektojnë duke u tërhequr dhe duke dëgjuar zërin e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/625042604641278/?t=0