Ademi e konsideron këtë “lajm të mirë”.
“Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, – shkruan kryebashkiakja e Shkodrës, – informon se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka marrë vendim të mos dërgojë një Delegacion për Vëzhgimin Zgjedhor të Kongresit në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara.
“Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anullimi i beftë dhe ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj për të ndërvepruar me Kongresin”- shprehet Këshilli i Europës,’ citon në përfundim Ademi.