Voltana Ademi: “Në Shkodër nuk është djegur asnjë ndërtesë. Atë ditë janë djegur kartonë. Ne nuk i djegim shkollat, ne nuk i djegim institucionet”

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi e ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24” iu përgjigj akuzave të ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ka deklaruar më herët se PD po shndërrohet në një parti që përdor mjete të dhunshme.

Ademi u shpreh se Partia Demokratike nuk është një parti e dhunës, edhe problemet ka dashur t’i zgjedhë në mënyrë demokartike dhe me anë të gjykatave shqiptare dhe se nuk ka djegur asnjë shkollë.

Në Shkodër nuk është djegur asnjë ndërtesë. Atë ditë janë djegur kartonë. Shkolla nuk është djegur.

Ne nuk i djegim shkollat, ne nuk i djegim institucionet. Ne nuk kemi lejuar policinë që të ndërhynte dhe të bënte çfarë të dojë.

Ne jemi vetëpërmbajtur në Shkodër që të mos ushtrojmë dhunë edhe pse ndaj nesh kishte dhunë. Demokratët e atij qyteti kanë treguar se janë paqësorë dhe demokratikë”, deklaroi Ademi.

Loading...