Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet e vendosur që të mos lirojë zyrën e saj, duke zbatuar kësisoj ligjin.
“Unë përfaqësoj njerëzit atje, kam detyrimin që të zbatoj ligjin në emër të tyre. Rezistenca nuk është asgjë më shumë, se zbatimi i ligjit.
Ne jemi drejt rrugëtimit të fundit të një marrëzie, pavarësisht të gjitha presioneve.
Gjatë gjithë këtij procesi, po flas për zgjedhjet vendore.
Unë kam zbatuar vetëm ligjin. I jam referuar pikërisht ligjit, këtë e ka dëshmuar më së miri 30 qershori. Edhe qëndrimi im në vazhdim do të jetë në emër të ligjit”, tha Ademi.
Loading...