‘Vota është armë’/ Rama: Gjuani 12-n që të ecim më shpejt! Vota e çuar te Luli është t’i biesh këmbëve

Kryeministri Edi Rama nga njësia 5 në Tiranë bëri apel për votimin e PS, me numrin 12.

Rama tha se vota është një armë, që nëse e keqpërdor plumbi mund të të vijë rikoshet:

Rama: Po ju them një fjalë të Rusvelt: vota është një armë, vlera e së cilës varet nga ai që e mban. Se mund të kesh një armë dhe t’i biesh këmbëve , por mund të kesh një armë dhe të qëllosh në shenjë. Vota e çuar te ajo Luli është t’i biesh këmbëve, vota te 12-a është arma që hap rrugën e të ardhmes dhe po ju them, duhet karakter të gjuash te 12, dhe kush do ta provojë të gjuajë 12, kurse kush nuk gjuan ka pranuar dobësinë.
Të gjuash me armën e 25 prillit te 12 është të japësh një mesazh të qartë për mua, Pandin, Lalin për të gjithë ne, vraponi më shpejt, ecni edhe kur ndjeheni se po lodheni dhe mos guxoni të kënaqeni.

Kjo është të gjuash te 12, të gjuash te 9-a është hall i madh shumë , është të gjuash në ajër, po plumbi mund të vijë rikoshet dhe ta ulë kokën poshtë.

Loading...