Pesë orë pasi ka nisur procesi i votimit, ka qenë çifti i njohur Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku që janë paraqitur në kutitë e votimit. Ata kanë hedhur votën e tyre dhe nuk kanë nguruar ta ndajnë atë në rrjetet sociale.
Ka qenë Xhensila, ajo e cila ka publikuar në Instastory një foto të duarve të tyre, ku vihet re shenja e votimit në gisht.
Këngëtarja e ka shoqëruar postimin me një trëndafil të kuq, simboli i Partisë Socialiste, duke vënë në dyshim fansat, të cilët mendonin se çifti voton LSI, për shkak të miqësisë me presidentin Ilir Meta dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
Loading...