Vr.asja e 23-vjecarit në Peqin, po.licia jep versionin zyrtar

Policia e shtetit ka percjelle informacionin zyrtar ne lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrare 23-vjecari Andi Zylyfi ne Peqin.

Burimet zyrtare thane se nē aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi Andi Zylyfi, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit.

Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale.

Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Loading...