Vr.asja e Brunildës/ Po.licia arr.eston një person

Policia franceze bëri të ditur se ka arrestuar një person pas vrasjes së 37-vjeçares shqiptare, Brunilda Sadushi Kovaçi.

‘France Bleu’ shkruan se i riu i arrestuar nga policia ishte një klient i viktimës.

28-vjeçari ka dhënë disa versione të ngjarjes që pas ndalimit, por të gjitha sugjerojnë se ai është i përfshirë në vrasjen e shqiptares.

Ai pritet të paraqitet përpara gjykatës, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.

Shqiptarja 37-vjeçare u gjet me trupin gjysmë të zhveshur të mërkurën. Policia franceze tha se ajo punonte si prostitutë. Në krah kishte tatuazhin e një mashkulli shqiptar.

Nëna e viktimës, Fatime Kovaçi, ka treguar për Syri.net se lajmin e hidhur e ka mësuar nga bashkëjetuesi i vajzës, njëkohësisht babai i djalit 3-vjeçar të Brunildës, Leonardos.

Nëna e Brunildës thotë se kërkojnë ndihmë për të kthyer në vendlindje trupin e Brunës. Ndërkohë djali 3-vjeçar për momentin është nën kujdesin e shtetit francez.

Brunilda kishte shkuar prej katër vitesh në Francë.

“Ne jetojmë 11 persona me një pension 160 mijë lekë (të vjetra) dhe mezi ushqehemi. Në këto kushte të mjerueshme unë i bëj apel shtetit të më sjellë trupin e vajzës dhe djalin e saj,” shprehet nëna Fatime Kovaçi.

Ajo tregon se Brunilda ka lënë pas edhe 2 fëmijë të tjerë, njërin 20 vjeç dhe tjetrin 14 vjeç, të cilët i ka nga martesa që ka kryer në moshën 13-vjeçare në Berat.

Loading...