Vr.asja e studentes greke, nëna: ‘E mashtroi një shqiptar, një dyfytyrësh.Nuk mund të duroj dot më’

Mediat greke kanë risjellë në vëmendje një nga gjyqet më të bujshme të momentit në Greqi, ku mes protagonistëve është edhe një shqiptar, i dyshuar për vrasjen e një të reje greke, së bashku me një shtetas grek.

Teksa gjyqi për vrasjen e Helena Topaloudit vazhdon, nëna e saj u bën thirrje autoriteteve greke që të ndryshojnë Kodin Penal dhe të dënojnë me burgim të përjetshëm vrasësit e vajzës.

“Unë jam shumë keq. Vajza ime ishte thjesht një studente. Jeta ime është shkatërruar. Nuk kam më jetë. Unë jam një person i gjallë, por i vdekur. Thjesht jetoj me kujtime në shtëpinë time dhe me qirinj, për të mbajtur mend time bijë. E kemi dërguar vajzën me sakrifica në shkollat më të mira në Rodos.”

Më tej e ëma deklaroi:

“Ishte një fëmijë që e donte mësimin, dijen, që bënte përpjekje të përmirësonte anglishten e saj, gjermanishten dhe arabishten. Babai i saj shkonte deri në Jordani, që ajo të mësonte arabisht, ndërsa ka bërë edhe shumë kurse për gjuhë të huaja. Ajo ka punuar në Edirne pa pagesë, sepse ëndërronte që një ditë të shërbente për stafin diplomatik grek. Kishte qëllime të mëdha.

E mashtroi një shqiptar, një dyfytyrësh, gënjeshtari, frikacaku. Sa gënjeshtra mund të ketë thënë ai. Unë si nënë dua t’i shoh pas hekurave përjetë vrasësit e time bijë. Ata më vranë vajzën time. Ata janë përbindësha Të ndryshohet ligji. Të dënohen në mënyrë shembullore, me burg të përjetshëm. Ata e meritojnë. Nuk mund të duroj dot më”, shtoi ajo.

Ju kujtojmë se 21-vjeçarja u dhunua për vdekje dhe më pas u hodh në det.

Loading...